Zhupa interpelancë me Kumbaron: Shqipëria nuk ka plazh të certifikuar dhe të sigurt
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar dhe të sigurt.
Gjatë interpelancës me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Zhupa u shpreh se përgjegjësia për këtë bie për Mirela Kumbaron si ministre.
“Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar me flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret që unë do them tani. Përgjegjësinë direkte për këtë e ka Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Shqipëria është fillikat e vetme, pa asnjë kriter blu.
Po cilat janë kriteret dhe a lidhen me punën e ministres? Kriteret janë kritere që lidhen drejtpërdrejt me punën e Ministrisë së Turizmit. Është certifikim që jepet nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor”, theksoi Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset