Zhvillimi i fushatës online, ku po gabojnë politikanët në strategjitë e tyre të komunikimit?

13 Prill 2021 | 13:14

Pandemia dhe zhvillimi i teknologjisë kanë bërë që partitë politike të heqin dorë nga mitingjet e mëdha elektorale dhe të shfrytëzojnë rrjetet sociale për të përhapur mesazhin e tyre.

“Kjo është fushata më dinamike online, nuk ka qenë asnjëherë kaq dinamike. Nëse e krahasojmë me përqindje është 2 mijë përqind më e madhe se fushatat e tjera”, u shpreh Gent Progni, programues në “Techzero1.com”.

Për zhvilluesin e eebsiteve Gent Progni i cili e ka ndjekur në vazhdimësi zhvillimin e fushatës online, megjithëse ka një rritje te aktivitetit të kandidatëve në rrjetet sociale, përsëri mbetet në nivele të ulëta.

“Politikanët nuk e kanë kapur nivelin e duhur të fushatave online. Nuk janë shumë të aftë në përçimin e mesazheve, ndërtimin e videove, fushatave të marketingut online”, tha ai më tej.

Për Prognin, kandidatët, duke dashur të jenë sa më aktivë online, po ndjekin strategji të gabuara.

Të njëjtën gjë pohon edhe pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit Elvin Luku.

Por, edhe në ato raste kur kandidatët përdorin videot për të përçuar mesazhin e tyre, sërish bëjnë gabime në komunikim.

Ajo që vihet re në këtë fushatë janë edhe pagesat e larta për sponsorizime.

“Shoh që bëjnë shumë marketing me pagesë, po harxhohet shumë para, por është i gabuar se targetimi që caktohen për t’ju shkuar mesazhi nuk janë shumë të sakta”, tha Gent Progni.

Kryesisht, kjo gjë po bëhet nga faqe që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me partitë politike, por përdoren nga këto të fundit për të goditur kundërshtarin.

Ky aktivitet i shtuar sipas ekspertit Progni, ka rënë në sy të facebook, i cili në fillim të fushatës mori masa për të shmangur fenomene të tilla, por sërish profilet false vijojnë të mbeten problem.

Por cili nga liderët politikë është duke e përdorur më mirë mundësinë që ka dhënë bota e online-it?

“Nëse marrim Ramën përballë Bashës, unë do thoja që Rama ka kohë që stërvitet online dhe është një ndër të parët lider që jo vetëm ka një gjuhë komunikoi të zhdërvjellët. Por ka edhe një televizion në rrjetet sociale. Nëse Rama ka qenë i konsoliduar në komunikim në rrjetet sociale, Basha ka filluar ta marrë ndjeshëm në konsideratë qasjen politike në këto platforma”, tha Ervin Luku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026