Debate në Këshillin Bashkiak të Himarës, tërhiqet kandidati. Largohen këshilltarët
E ndërsa vijon mbledhja për të zgjedhur kryetarin e ri të komanduar të Bashkisë Himarë, nuk kanë munguar as debatet.
21 këshilltarët bashkiakë do duhet të zgjidhnin mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ky i fundit më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të partisë socialiste në Himarë.
Por Pervin Gjikuria është tërhequr nga gara, ndërsa pas kësaj këshilltarët janë larguar.
Dhimitër Kapaj, kryetar i këshillit Bashkiak tha se sipas statusit, duke qenë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk është votuar, ndërsa kryetarja e komanduar Blerina Bala, dha dorëheqjen dy ditë më parë, duhet që këshilli të votojë për dy kandidatët dhe është shumë e rëndësishme që të zgjidhet një kryetar.
“Ne nuk e kemi betuar kryetarin e ri dhe në bazë të ligjit zgjidhet një nga nënkryetarët. Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit