Zjarr i madh në Shkodër, shkrumbohen gjatë natës 2 lokale

9 Dhjetor 2020 | 08:36

Gjatë mesnatës një zjarr masiv ka përfshirë ambientet e një pallati në qendër të Shkodrës, në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Dyshohet se një shkëndijë elektrike në ashensorin e këtij pallati ka shkaktuar flakët e mëdha, që kanë shkrumbuar dy lokalet dhe kanë djegur fasadën e pallatit.

Deri në këto momente raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se një nga lokalet është në pronësi të Këshilltarit Bashkiak të Shkodrës, Arbis Vjerdha.

Sipas gazetarit, një tjetër pistë ku po hetohet është se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht për shkak të detyrës së Vjerdhës.

Grupi hetimor po vijon punën për të hetuar për shkaqet e plota të zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026