Zjarr në Berat, dyshohet të jetë i qëllimshëm. Detajet e para…

26 Qershor 2024 | 16:54

Një zjarr ka rënë pranë Tregut të ri tek Ura e Salillarit në Berat. Zjarri u pikas nga kalimtarët e rastit,që njoftuan zjarrëfikësit.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespontenti i Euronews Albania, Griseld Zenuni grupi i shërbimit me dy mjete zjarrëfikëse ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Megjithëse zjarri ishte duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës e temperaturave të larta, zjarrëfikësit bën të mundur izolimin e tij dhe fikjen e zjarrit në një kohë relativisht të shkurtër.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1000 m2 me shkurre e ferra.Sipas burimeve zjarrëfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qënë i qellimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026