Zjarr në burgun e Iranit, humbin jetën 4 persona, 61 të plagosur
16 Tetor 2022 |
16:25
Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë plagosur pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit.
Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti gjyqësor iranian, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas raporteve nga autoritetet gjyqësore iraniane të cituara nga agjencia IRNA, katër viktimat, të dënuar për vjedhje, humbën jetën si pasojë e asfiksisë. 61 të burgosur të tjerë morën lëndime, por vetëm 10 prej tyre patën nevojë për shtrim në spital dhe katër ishin në gjendje të rëndë.
Në burgun Evin mbahen edhe aktivistë politikë, gazetarë dhe shtetas me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj. Mediat e huaja, raportojnë se zjarri dhe të shtënat në burgun famëkeq të Iranit nisën pas revoltës që nisi në krahun nr.7 të strukturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania