Zjarr në katin e shtatë të një pallati në Fier, zjarrfikësit në vendngjarje

22 Prill 2025 | 10:07

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh në lagjen 29 Nëntori në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer pak pasi të zotët e shtëpisë ishin larguar, rreth 30 minuta para ngjarjes.

Banorët e pallatit, të alarmuar nga tymi dhe flakët, kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Megjithatë, ndërhyrja është bërë më e vështirë për shkak të rrugës së ngushtë që kufizonte lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrfikëses po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga soba e lënë ndezur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026