Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët (VIDEO)

16 Qershor 2026 | 08:05

Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, apartamenti është në pronësi të shtetasit italian, Davide Dondi.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë person, duke shmangur kështu rrezikun për humbje në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.

Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në apartament. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete të shërbimit zjarrfikës (MZSH), të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026