Zjarr në pyllin e Ujit të Ftohtë Tepelenë, ndërhyjnë forcat e zjarrfikëses

6 Shkurt 2024 | 16:43

Një vatër zjarri është regjistruar këtë pasdite në masivin pyjor në zonën e Ujit të Ftohtë Tepelenë. Flakët janë shfaqur rreth orës 16.00 në një sipërfaqe me shkurre.

Të ndihmuar edhe nga terreni i thatë brenda pak minutash ato janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke rrezikuar dëmtimin e masivit pyjor në pikën turistike të Ujit të Ftohtë.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë efektivat zjarrfikës si dhe shërbimi pyjor Tepelenë. Flakët kanë dëmtuar vetëm një sipërfaqe me shkurre në zonën e Ujit të Ftohtë.

Moti i thatë i ditëve të fundit ka shkaktuar disa zjarre në pyje dhe kullota në Qarkun e Gjirokastrës ndërkohë që një person është proceduar penalisht si autor i dyshuar i një prej vatrave të zjarrit.

Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër bën thirrje për respektimin e masave parandaluese nga banorët për evitimin e zjarreve në pyje-kullota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026