Zjarr te Spitali Psikiatrik/ Policia tregon shkaqet, reagon dhe QSUT

6 Shkurt 2025 | 11:00

QSUT njoftoi se mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

“Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit dhe zjarri nuk ka nuk ka paraqitur asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe pun aka vijuar pa asnjë pengesë”

Ndërkohë janë njoftuar zjarrëfikëset dhe autoritetet përkatëse të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme duke siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.

Ndërsa këtë të enjte reagoi dhe Policia e Tiranës e cila thotë se zjarri që ra në magazinën e Spitaliat Psikiatrik u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026