Zjarret më të mëdha në histori, KE vë në punë mekanizmin “RescEU” për Greqinë

29 Gusht 2023 | 19:41

Për t’u përballur me atë që në Greqi konsiderohet një ndër zjarret më të mëdha në historinë e Evropës, Qendra për Koordinimin dhe Reagimin ndaj Emergjencave e Komisionit Evropian ka mobilizuar 11 avionë dhe 1 helikopter të njësisë “RescEU”, që vepron në 6 vende anëtare.

Gjithashtu, 6 vendet në fjalë kanë kontribuuar me 6 skuadra zjarrfikësish përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Lajmin e njoftoi organi ekzekutiv evropian, që nënvizoi se bëhet fjalë për operacionin më të madh kundër zjarreve të bërë ndonjëherë në BE që prej vitit 2000, kur Sistemi Evropian i Informacionit mbi zjarret pyjore nisi të regjistronte të dhënat.

Nga përllogaritjet rezulton se deri më tani janë djegur mbi 81 mijë hektarë në rajonin Aleksandropulos, që është dhe ndër më problematikët.

Konkretisht, Unioni ka dërguar 11 avionë të “RescEU”, të vendosur në Kroaci, Qipro, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Suedi; si dhe një helikopter të tipit “Blackhawk” nga Republika Çeke. Pa harruar këtu mbi 400 zjarrfikës dhe 62 makina zjarrfikëse.

Kjo asistencë vjen si pasojë e reagimit të menjëhershëm të BE ndaj aktivizimit nga ana e Greqisë të mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Muajin e kaluar nisi nga zbatimi plani i koordinuar që përfshiu 9 avionë, 510 zjarrfikës dhe 117 automjete për t’u përballur me përshkallëzimin e zjarreve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026