Euronews Albania raporton nga zjarret në Greqi, ekipi shqiptar në luftë me flakët

24 Gusht 2023 | 16:56

Një ditë më parë, Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Greqisë, duke vënë në gatishmëri 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.

Për ndihmën nga Tirana ka reaguar edhe kryeministri grek Mitsotakis, i cili ka falënderuar Shqipërinë. Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Aleksandropoli është një nga zonat e Greqisë, e cila po përballet me situatën e vështirë të krijuar nga vatrat aktive. Së bashku më grupet që kanë udhëtuar drejt Aleksandropolit në Greqi është edhe gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

Pamje nga zjarret në Greqi
Pamje nga zjarret në Greqi

Ai raportoi nga ajo zonë duke konfirmuar se situata ka shkuar drejt normalizimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026