Zjarrfikësit shqiptar në Greqi/ Drejtuesi i ekipit: Trupat nuk do na zhgënjejnë
49 forca trupore dhe 9 mjete shqiptare janë nisur nga Shqipëria për t’i shkuar në ndihmë Greqisë e cila tashmë prej ditësh po përballet me zjarre të shumta, prej të cilave, të mërkurën humbën jetën 20 emigrantë.
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi i cili ka shkuar për të raportuar nga vendngjarja mori në intervistë drejtuesin e ekipit shqiptar, Leonard Gjyra.
Ai tha se trupat shqiptare janë të trajnuar dhe të përgatitur për të ndihmuar sa më shumë në zonën e operacionit ku do të veprojnë, ndërsa tha se ende nuk e dinë se sa mund të qëndrojnë në Greqi, pasi janë të vendosur të qëndrojnë deri sa operacioni i shuarjes së zjarreve në Aleksandropolis të përfundojë.
“Trupat janë të motivuar, të trajnuar dhe të përgatitur e absolutisht nuk do na zhgënjejnë për ta kryer sa më mirë operacionin”,-tha drejtuesi i ekipit shqiptar.
Sipas raportimit të korrespondentit janë 49 forca trupore, janë 9 mjete fizike, 5 zjarrfikëse dhe katër të tjera makina mbështetëse shqiptare të cilat do të qëndrojnë në Greqi deri sa të përfundojë operacioni i shuarjes së flakëve në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë