Zjarret në Evropë| Evakuime masive në Greqi. Në Spanjë, flakët jashtë kontrollit
Ambulancat evakuuan me urgjencë pacientët nga një spital i kërcënuar nga flakët në Greqi, ku situata nga zjarret vijon të jetë e rëndë dhe është përshkallëzuar në orët e fundit.
Më problematike rezulton ajo në Aleksandropolis, ku rreth 90 pacientë u transferuan në një traget dhe 115 të tjerë në spitale të tjera. Gjatë natës, shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kompleksin e një spitali.
E nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, kjo valë e re zjarresh ka lënë tashmë 2 të vdekur në Greqi dhe kushtet e motit nuk do të ndryshojnë deri të premten.
Ndërkohë, zjarri i rënë në ishullin spanjoll Tenerife vazhdon të jetë jashtë kontrollit. I cilësuar si zjarri më i rëndë në dekada, ai ka shkrumbuar mbi 15 mijë hektarë dhe sipas autoriteteve lokale, ka çuar në evakuimin e më shumë se 12 mijë banorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarre masive në Spanjë, ishujt Kanarie përballen me situatën më të rëndë në 40 vjet
- Digjen Greqia e Spanja, Autoritetet: E keqja kaloi, por zjarret s’janë nën kontroll
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë