Zjarret në Korenë e Jugut, humbin jetën 24 persona
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën pasi zjarret e shumta vazhdojnë të shkatërrojnë rajonin juglindor të Koresë së Jugut.
Shumica e viktimave janë në të 60-at dhe 70-at e tyre, thonë autoritetet, duke shtuar se rreth 26 persona janë lënduar ndërsa 12 në gjendje kritike, pasi zjarret vdekjeprurëse kanë detyruar më shumë se 23,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kriza “e paprecedentë” mbetet kritike dhe po “rishkruan librat e rekordeve për zjarret më të këqija në historinë e kombit tonë”, tha presidenti në detyrë Han Duck-soo.
Zjarret djegën tempullin 1300-vjeçar të Gounsa në qytetin Uiseong, ku shumë relike kulturore u hoqën dhe u transportuan në tokë më të sigurt.
Zjarret filluan në qarkun Sancheong të premten pasdite dhe më vonë u përhapën në qarkun Uiseong, thanë autoritetet.
Të nxitur nga erërat e forta dhe të thata, zjarret po përparojnë në qarqet fqinje të Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Zjarri në Uiseong po përhapet me një shkallë dhe shpejtësi “të paimagjinueshme”, tha për Reuters Lee Byung-doo, një ekspert i fatkeqësive pyjore në Institutin Kombëtar të Shkencës Pyjore.
Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong pak pas mesditës të së mërkurës, sipas autoriteteve, të cilët po hetojnë shkakun.
Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta, si dhe helikopterë nga ushtria amerikane e vendosur në Kore.
Zjarret e egra janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut dhe vdekjet e lidhura me to janë të rralla. Zjarret aktuale, që kanë vrarë 24 persona gjatë ditëve të fundit, janë tashmë më vdekjeprurësit në historinë e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin