Zjarret në Los Angeles, të famshmit mobilizohen për të ndihmuar të prekurit
Zjarret që prej disa ditësh kanë përfshirë Los Anxhelosin, ku qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra njerëz janë evakuuar.
Përballë kësaj tragjedie, të famshëm po mobilizohen për të ndihmuar personat që janë prekur nga kjo situatë.
Mes shumë viktimave është edhe Paris Hilton, e cila zbuloi se shtëpia e saj në Malibu ishte djegur plotësisht.
E vetëdijshme për shkallën e krizës, kjo e fundit personalisht ka dhuruar 100 mijë euro ndihma ndërsa ka bërë me dije se ka hapur një fond emergjence për të mbledhur donacione për të mbështetur familjet e evakuara.
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë financuar ekipe private zjarrfikëse për të mbrojtur pronën e tyre në Calabasas dhe shtëpitë fqinje.
Leonardo DiCaprio, i njohur për përkushtimin e tij ndaj mjedisit, ka bërë një donacion të konsiderueshëm për organizatat që punojnë në parandalimin e zjarrit dhe ripyllëzimin.
Ndërsa aktorja Halle Berry dhuroi të gjithë rrobat e saj për personat të cilët ngelën pa shtëpi.
Sharon Stone gjithashtu ka hapur shtëpinë e saj për ata që janë zhvendosur nga zjarret ndërsa ka ofruar dhe rroba, këpucë, lodra e krevate.
Charli XCX po përdor gjithashtu platformën e saj për të mbledhur donacione ndërkohë që ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të solidarizohen dhe të dhurojnë veshje apo ushqime për familjet në nevojë.
Ndërkohë Meghan Markle dhe Princi Harry duke shpërndarë furnizime dhe ushqime për të prekurit ndërsa hapën dhe dyert e shtëpisë për miqtë e tyre të cilëve iu dogj banesa si pasojë e flakëve. Gjithashtu ata kanë takuar nga afër dhe njerëzit të përfshirë nga kjo situatë.
Jennifer Garner gjithashtu ndihmoi në shpërndarjen e vakteve për ata që janë prekur nga zjarret.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës