Zjarret në vend: Situatë problematike, evakuohen banorët e fshatit Dhivër në Finiq
Vendi ynë prej disa muajsh vijon të përballet me situatën e rënduar të zjarreve.
Gjatë 24 orëve të fundit zonat më problematike janë në malet mbi fshatin Dhivër, pjesë e bashkisë Finiq dhe Zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan.
Mbrëmjen e së mërkurës, për shkak të përkeqësimit të situatës u bë evakuimi i banorëve të fshatit Dhivër, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia e Beratit ka proceduar në gjendje të lirë një person i cili ka ndezur zjarrin në Uzinës së Armëve në Poliçan. 63-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Zjarri nisi fillimisht në pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçan, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta ai u përhap me shpejtësi, duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.
Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore,duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij në depot e armatimit.
Problematike mbetet situata edhe në fshatin Lofkënd, të bashkisë së Mallakastrës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha. Forcat në terren po punojnë për izolimin e tij.
“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 30 efektivë, 3 automjet zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri.”
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situates dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë