Zjarri në azil, flet e moshuara: Shtëpia u mbush me tym brenda pak minutave
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Fier pasditen e së mërkurës duke shkaktuar asfiksimin e disa të moshuarve.
Pas incidentit të gjithë të moshuarit janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit për t’u strehuar sot dhe do të rikthehen në godinë gjatë ditës së nesërme pasi të sistemohet.
Në një prononcim për mediat, një nga të moshuarat rezidente në godinë tregoi se shtëpia u mbush me tym brenda pak minutash, por ndërhyrja e njerëzve nga jashtë dhe brenda godinës bëri që të gjithë të dilnin shëndoshë e mirë.
“Po rrija në dhomë kur pashë tymin, mendova mos ishte ndonjë tym i lehtë se sirena bie edhe për ndonjë incident të vogël. Kur pashë që po mbushej shtëpia me tym i thashë shoqes së dhomës dhe u nisëm poshtë. Kur arritën te shkallët e dyta nuk mbusheshim dot me frymë, flaka sa po vinte dhe ngjitej më lart. Pastaj erdhën të kontribuonin të gjithë si nga brenda dhe nga jashtë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, kam 6 vjet këtu”, tregoi e moshuara.
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda