Zjarri në Elbasan, anëtari i këshillit bashkiak: Ndodhen afër dy magazina me bateri

4 Shtator 2024 | 15:56

Zjarr i përmasave të frikshme ka përfshirë ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, në vendin ku përpunohet plastika.

Anëtari i këshillit bashkiak të Elbasanit ka folur për Euronews Albania ku tha se ky zjarr ka pasoja të mëdha. I pyetur nëse ka lëndë plasëse brenda në magazinën që digjet, ai tha se vendi ku po zhvillohet zjarri është vendi i përpunimit të plastikës, por rreth e qark janë dy magazina të përpunimit të baterive të cilat mund të plasin.

“Kjo situatë sot dhe disa situate të tjera është për shkak të mungesës së parandalimit në Elbasan. Kjo situatë vjen për shkak të problematikave që janë prej vitesh këtu. Kryetari i bashkisë duhet të kishte marrë masa për parandalimin. Jo vetëm në subjekte që kanë problematik të shtuar, se kjo është problematik e shtuar.

Rreth e qark nesh ne kemi dy magazine që kanë në mënyrë masive bateri makinash. Vetë subjekti që është përfshirë nga zjarri është subjekt që përpunon plastikën. Në këtë rast uji nuk bën më punë, duhet shkumë. Aty brenda është shkaktuar dëm kolosal si ekonomik, si për Elbasanin, mjedisor dhe është një dëm i shtuar për punonjësit e zjarrfikëses së Elbasanit”,-tha anëtari i këshillit bashkiak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026