Zjarri në fabrikën e sfungjerëve në Elbasan, policia zbulon shkakun
Policia ka zbuluar detaje të reja nga zjarri masiv që përfshiu mëngjesin e kësaj të enjteje një fabrikë sfungjerësh në qytetin e Elbasanit.
Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të objektit në pronësi të shtetasit Florens Salibasha.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve.
“Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë