Zjarri në Kurbin, Balla: Një nga autorët është kapur

22 Gusht 2023 | 17:13

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se në bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit është një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti.

Ai sqaroi se forcat zjarrfikëse të të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë. Ndërkohë Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç.

Balla tha se një nga autorët është ndaluar në flagrancë.

Për të njëjtin raft ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Postimi i plotë në Facebook:

50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.

Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026