EMRI/ Zjarri në një pallat te “Ali Demi” në Tiranë, humb jetën i moshuari

12 Mars 2026 | 22:08

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid, i identifikuar si Theodhor Llulla, 72 vjeç, ka ndërruar jetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026