Zjarri përfshin kurorën e gjelbër me pisha afër banesave në Gjirokastër

29 Korrik 2024 | 16:30

Një zjarr problematik është shfaqur në masivin me pisha, mbi qytetin e Gjirokastrës. Flakët u shfaqën rreth orës 11.30 dhe i ndihmuar nga tereni i thatë dhe moti i mxehtë zjarri po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.

Vatra e zjarrit ndodhet mbi Parkun Natyror të Viroit duke rrezikuar të dëmtojë kurrorën e gjelbërt të qytetit. Strukturat e emergjencës dhe pushtetit vendor për shkak të terrenit malor po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje është i gjithë efektivi zjarrfikës dhe vullnetarë të Bashkisë Gjirokastër që janë ndarë në dy grupe.

Njeri grup po lufton me flakët në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër po lufton në drejtim të fshatit Mashkullorë. Terreni i thepisur e bën të pamundur përdorimin e mjeteve zjarrfikës ndërsa zjarri po shuhet me mjete rrethanore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026