“Zonë tampon” për të gjithë Ukrainën, Medvedev publikon hartën…

26 Maj 2025 | 10:07

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse kërkon që aleatët e Ukrainës të ndalojnë së ofruari ndihmë ushtarake.

Dmitry Medvedev, kërcënoi se pothuajse i gjithë territori i Ukrainës mund të shndërrohet në një “zonë tampon”, siç raportojnë mediat e huaja.

Në faqen e tij në rrjetin social X, Medvedev publikoi një infografik, sipas të cilit, nëse “ndihma ushtarake për regjimin e Banderas vazhdon, zona tampon do të duket kështu”, dhe bashkëngjitur një hartë të Ukrainës, ku territori ukrainas është shënuar si “zonë tampon”, dhe një rrip i ngushtë përgjatë kufirit me Poloninë quhet “Ukrainë”.

Në përgjigjet e komentuesve, ja edhe nga ata të cilët nuk e kanë marrë shumë seriozisht postimin e Medvedev. Një prej tyre vuri në dukje se 3 vjet pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, Rusia mban më pak territor sesa në 4 javët e para të luftës.

“Me këtë ritëm, sa kohë do të duhen… 22 vjet?” – pyeti përdoruesi.

“Nëse ndihma ushtarake për regjimin Banderite vazhdon, zona tampon mund të duket kështu”, shkruan Medvedev duke bashkangjitur një hartë të zonës së sugjeruar nga Medvedev, e cila përfshin praktikisht të gjithë Ukrainën, përveç një copë toke përgjatë kufirit polak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026