“Zoti nuk mund të bekojë mëkatin”, Vatikani kundër bashkimeve të së njëjtës gjini
Të hënën, Vatikani nxori një urdhëresë ku thuhet se Kisha Katolike nuk mund të bekojë bashkimet mes së njëjtës gjini pasi Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.
Zyra e ortodoksisë së Vatikanit, Kongregacioni i Doktrinës së Besimit, e bëri të ditur këtë vendim me anë të një përgjigjeje zyrtare ndaj pyetjes nëse Klerikët Katolikë do të mund të bekonin bashkimet mes homoseksualëve.
Përgjigja, e cila erdhi në formën e një shpjegimi të detajuar prej dy-faqesh, u publikua në 7 gjuhë të ndryshme pasi u aprovua nga vetë Papa Francis, dhe si përfundim ishte “negative”.
Kjo urdhëresë bëri dallimin mes mikpritjes dhe bekimit të kishës ndaj homoseksualëve, gjë e cila nuk u hodh poshtë, dhe bashkimeve mes tyre pasi çdo bashkim apo njohje e shenjtë mund të ngatërrohet me martesën.
Vatikani i qëndron asaj që homoseksualët duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt, por marrëdhënia seksuale mes tyre është “thelbësisht e çrregulluar”.
Mësimet katolike e konsiderojnë martesën, si një bashkim të përjetshëm mes një burri dhe një gruaje, i cili është pjesë e planit të Zotit dhe ka për qëllim trashëgimin dhe krijimin e një jete të re.
Për sa kohë që bashkimet mes homoseksualëve nuk kanë për qëllim të bëhen pjesë e këtij plani, atëherë ato nuk mund të bekohen nga kisha, sqaron dokumenti.
“Prezenca në këto marrëdhënie e elementeve pozitive, të cilat në vetvete meritojnë të çmohen dhe vlerësohen, nuk mund të justifikojnë këto marrëdhënie dhe t’i ligjërojnë ato sipas teologjisë kishtare, pasi elementët pozitivë nuk qëndrojnë në kontekstin e bashkimit të urdhëruar nga plani i Krijuesit,” lexohet në dokument.
Zoti “nuk e bën dhe nuk mund ta bekojë mëkatin: Ai e bekon njeriun mëkatar, në mënyrë që ai të dallojë që është pjesë e planit të dashurisë së Zotit si dhe ta lejojë veten të ndryshojë për hir të Tij,” shtohet aty.
Papa Francis ka miratuar pajisjen e çifteve homoseksuale me siguri ligjore në bashkimet e tyre, ama kjo i referohet sferës civile, jo asaj Kishtare.
Ato komente u bënë gjatë një interviste me një televizion Meksikan, Televisa, në 2019-ën, por u prenë nga Vatikani, derisa u paraqitën sërish në një dokumentar vitin e shkuar.
Por dokumentari prezantojë një kontekst të gabuar, pasi Francis po i referohej pozicionit që ai pati marrë gjatë kohës që shërbente si kryepeshkop në Buenos Aires dhe ligjvënësit e këtij shteti, në atë kohë, po konsideronin të legjitimonin martesat homoseksuale, gjë të cilën ai dhe Kisha Katolike e kishin kundërshtuar.
Kardinali i atëhershëm Jorge Mario Bergoglio, kishte mbështetur pajisjen e personave homoseksual me mbrojtje ligjore me anë të “ligjit për bashkëjetesës civile”.
Francis u shpreh për Televiza se : “Homoseksualët kanë të drejtën të jenë pjesë e një familjeje. Ata janë fëmijë të Zotit.” Në lidhje me familjet që kanë fëmijë homoseksual, ai u shpreh: “Nuk mund të dëboni dikë nga familja juaj, e as t’ia bëni jetën atyre të mjerueshme për këtë arsyeje. Ajo që duhet të kemi është një ligj për bashkimet civile; në këtë mënyrë ata mbrohen nga ligji.”
Urdhëresa, ndërkohë bëri të qartë që qëllimi i Papës ishte që të bëhej ndryshimi mes bashkimeve mes gjinive të njëjta dhe të mos ngatërrohej kjo duke u bërë e barasvlefshme me aktin e shenjtë të martesës. “Kjo do të ishte e gabuar dhe çorientuese,” përfundon artikulli.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran