English

Zv/ministrja Rakacolli: COVID-19 prek më shumë meshkujt. Në pandemi tamponët nuk bëhen thjesht për merak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një lidhje ‘live’ në Ilva Now siguroi se në vend nuk ka mungesë tamponësh për të bërë analizën e COVID-19, por shtoi se tamponët nuk bëhen me kërkesën e qytetarëve, thjesht për merak, në kushtet kur jemi në një pandemi që është shtrirë në të gjithë botën.

- Advertisement -

“Tamponi ka kuptim të merret kur rasti është i dyshuar, kur infeksioni është i vogël, jo kur është pandemik ku është shpërndarë në të gjithë botën. Në kushte pandemie jemi në kushte që jemi të gjithë të rrezikuar. Mund ta bësh tamponin tani dhe të dalësh nesër jashtë e ta marrësh virusin.

Në kushtet e pandemisë këshillohet që tamponi të bëhet në ato raste kur ka rast të dyshuar, OBSH ka përcaktuar rastet kur quhen të dyshuar; ata që paraqiten me shenja të rënda, temperaturë, probleme me frymëmarrjen dhe kanë histori lidhjeje me vendet e prekura. Kemi tampon137 për të gjitha rastet e dyshuara, në pandemi ka kritere të përcaktuara për të bërë tamponin”, tha zv/ministrja.

Ajo tha se mjekët e infektuar nga COVID-19 ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre. Sa i përket të dhënave gjinore apo moshore të personave që kanë gjasa të preken më shumë nga ky virus, zv/ministrja tha se duke nisur nga rasti i Shqipërisë po edhe asaj që ka ndodhur në botë, më të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë meshkujt dhe moshat mbi 75 vjeç, edhe pse në rastin e Shqipërisë janë prekur grupmosha më të reja.

“Në të dhënat që kemi deri tani, trendi i gjinisë është si në gjithë botën, më shumë meshkujt se femrat, nga ana tjetër kemi më shumë të prekur njerëz me sëmundje të tjera shoqëruese, hipertensioni, diabeti etj. Në botë preken më shumë moshat mbi 75 vjeç. Në Shqipëri kjo moshë është më poshtë, pasi këta persona kanë udhëtuar jashtë, të moshës 50-60 vjeç”, tha ajo.

E pyetur lidhur mbi diskutimin e hapur së fundmi, paracetamol apo ibuprofen, znj. Rakacolli tha se në rastin e ibuprofenit, jo vetëm tek të sëmurët me COVID-19, nuk duhet përdorur në sasi të mëdha dhe pa rekomandimin e mjekut, sepse tek të moshuarit shkakton probleme me zemrën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?