Zvicra e “tronditur” nga tarifat doganore të Trump: Janë të larta shumë

1 Gusht 2025 | 20:13

Zvicra u përball me një surprizë të hidhur të premten, pikërisht në një festë kombëtare, pasi Presidenti Trump vendosi një tarifë prej 39% mbi mallrat e importuara nga ky vend alpin një nga normat më të larta të aplikuara ndonjëherë ndaj ndonjë shteti. Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, deklaroi se kishte folur me zotin Trump të enjten, por “nuk u arrit asnjë marrëveshje.”

Zviceranët ishin tashmë të irrituar nga kërcënimi fillestar i Trump-it në prill, për një tarifë 31% ndaj mallrave të tyre. Kur Shtëpia e Bardhë shpalli normat e rishikuara të enjten vonë, zviceranët mbetën të shokuar kur panë se tarifa, tashmë e lartë, ishte rritur edhe më tej. Ndërkohë, shumë nga tarifat për vende të tjera u ruajtën ose u ulën disi në rishikimin e bërë nga administrata Trump.

Tani, produktet zvicerane të importuara në SHBA – përfshirë farmaceutikët, instrumentet precize dhe madje edhe kapsulat e kafesë – do të përballen me tarifën 39%, nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje tregtare deri më 7 gusht.

Stefan Legge, drejtues i politikës tatimore dhe tregtare në Institutin Zviceran për Ligj dhe Ekonomi, tha se një marrëveshje ende mund të ndodhë në çdo moment, duke pasur parasysh historikun e Trump-it me njoftime të papritura. “Por gjëja më irrituese është që ne vazhdojmë të jemi në këtë situatë pasigurie,” u shpreh ai.

Shoqatat e biznesit zviceran kërkuan negociata urgjente dhe paralajmëruan se, pa një marrëveshje tregtare, mallrat zvicerane në SHBA do të bëhen ndjeshëm më të shtrenjta sesa ato të importuara nga Bashkimi Evropian – i cili ka negociuar një tarifë 15% – apo Britania, me një tarifë prej vetëm 10%.

Aksionet e kompanisë Watches of Switzerland, një shitës britanik i orëve luksoze – një nga eksportet kryesore zvicerane ranë me mbi 6%, duke arritur nivelin më të ulët në vite.

Zonja Keller-Sutter tha se për Presidentin Trump, deficiti tregtar i SHBA-së me Zvicrën ishte “një çështje kyçe” pas vendimit për tarifat. Por mbi gjysmën e këtij boshllëku tregtar vjen nga eksporti i arit – në forma të pastra apo shufra i rafinuar në fabrikat zvicerane dhe i eksportuar në sasi të mëdha drejt SHBA-së. Banka qendrore zvicerane ka sugjeruar që ari të mos përfshihet në bilancin tregtar. Importet e arit janë të përjashtuara nga tarifat e vendosura nga Trump.

Duke përjashtuar arin, produktet farmaceutike janë eksporti më i madh i Zvicrës drejt SHBA-së. Industria farmaceutike përfshirë gjigandët Roche dhe Novartis është në tension pas letrave që administrata Trump u ka dërguar të enjten të gjitha kompanive të mëdha farmaceutike, duke kërkuar ulje të çmimeve për konsumatorët amerikanë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve

Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor,...
11:00 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh

Kina ka premtuar ndihmë emergjente me vlerë 100 milionë juanë (rreth 14.7 milionë dollarë) për të mbështetur reagimin e Venezuelës ndaj një tërmeti shkatërrues, ndërkohë...
10:39 | 29/06/2026