Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

1 Maj 2023 | 12:44

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë të hënë, më 1 maj.

“Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash”,- tha ambasadori i OKB-së, Pascale Baeriswyl.

Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

“Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për ta tundur kokën”, tha eksperti politik, Christoph Frei, nga Universiteti zviceran i St Gallen, për agjencinë e lajmeve, DPA.

Sipas tij, arsyet përfshijnë hezitimin në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimin e vazhdueshëm për t’i ndaluar aleatët të transportojnë municione zvicerane në Ukrainë, pavarësisht politikave neutrale të Zvicrës.

Vendi ka refuzuar gjithashtu një ftesë nga shtetet më të industrializuara (G7) për t’u bashkuar në një grup pune për t’i gjurmuar fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026