Zyberaj: S’ka prova për krime lufte ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së
Ndërkohë ish-kandidati për deputet Jetlir Zyberaj, është shprehur se në aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-ushtarët e tjerë të UÇK-së nuk flitet për ndonjë krim që mund ta kenë kryer drejtpërdrejt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zyberaj theksoi se të gjithë pikat e aktakuzës janë absurde, ndërsa shtoi se Prokuroria e Specializuar është shërbyer me prova që i ka ofruar shteti serb.
“Në aktakuzë, në asnjë pikë, këta ish-çlirimtarë të Kosovës, nuk akuzohen për ndonjë krim që mund ta kenë kryer në mënyrë të drejtpërdrejt. Të gjithë pikat e aktakuzës janë absurde dhe në fund do e shohim se do të rezultojnë si të tilla. Prokuroria e specializuar, është shërbyer me prova që i ka ofruar shteti serbë për gjatë gjithë viteve. Shqiptarët e Kosovës i kanë ngarkuar me krime të ndryshme që kanë kryer kundër shtetit serb”- nënvizoi Zyberaj.
Nga ana tjetër analisti Shpend Gashi e ka cilësuar si fitore ndryshimin akt-akuzën ndaj Hashim Thaçit nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou,.
“Duhet ta cilësojmë si një fitore sepse janë njerëzit tanë, ku akuza është e padrejtë. Populli e ka vuajtur gjenocidin jugosllav të Millosheviçit dhe pasardhësve. Problemi që kemi ne si kombe është lobimi.
Ndryshimi i aktakuzës nuk ka ndonjë lehtësim të madh, nuk i kemi shtuar peshë por as nuk i kemi hequr peshë. Është një sinjal pozitiv që mund të sjellë rënien e akuzave të tjera nëse nuk gjendet prova”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)