Kontrolli i medias, zyra e kryeministrit Rama caktoi televizionet që bënë pyetje në konferencën me Hotin

2 Tetor 2020 | 15:12

Në axhendën e mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, përcjellë mediave pasditen e së enjtes, zyra për shtyp e Kryeministrit Edi Rama u lutej mediave të dërgonin emrat e gazetarëve që do të merrnin pjesë në konferencën e shtypit. Mirëpo në konferencën e organizuar të premten shumicës së mediave të pranishme iu ndalua mundësia për të bërë pyetje.

Gazetarëve të Shqipërisë, që e ndoqën konferencën e Ramë dhe Hotit, iu komunikua nga zyra për shtyp e Kryeministrisë se pyetje do të lejoheshin të bënin pyetje “vetëm dy televizione”.

Në rreth një orë konferencë për shtyp mundën të bënin pyetje vetëm pesë gazetarë, tre nga Kosova dhe dy nga Shqipëria.

Euronews Albania ishte ndër mediat së cilës nuk iu dha e drejta për të bërë pyetje dhe kjo rezulton të mos jetë hera e parë.

“Me kërkesën për mirëkuptim për juve që keni bërë pak metra për të ardhur deri këtu, t’ia lëmë radhën atyre që kanë bërë kilometra për të ardhur deri këtu,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama, duke ia lënë të drejtën e pyetjes së parë gazetarit të Radiotelevizionit 21 Burim Zariqi.

“Do t’iu lutesha vetëm të mos përsërisni të njëjtat pyetje,” – tha rreth dhjetë minuta më vonë Rama teksa e drejta për pyetje iu dha Elja Zotkës nga TV Klan.

Pas saj mundën të bënin pyetje edhe Denada Shkodrani nga Radiotelevizioni publik Shqiptar dhe Erdogan Zeqiri nga Kosova Press.

Përveç televizionit publik dhe TV Klanit, mediave të tjera nuk iu lejua të bënin pyetje me argumentin kryesor se “koha është e limituar”.

Kjo praktikë është ndjekur edhe disa herë të tjera në konferenca ku vëmendja e publikut është më e madhe, zyra për shtyp e Kryeministrisë kufizon dhe përzgjedh mediat që do të drejtojnë pyetjet duke kufizuar mundësinë e llogaridhënies dhe komunikimit me publikun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026