Zyrtarët amerikanë e turq diskutime për anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO

3 Tetor 2022 | 10:51

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Jake Sullivan, foli të dielën në Stamboll me këshilltarin e presidentit turk Ibrahim Kalin për përparimin në procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Gjatë takimit, Sullivan dhe Kalin diskutuan gjithashtu për dënimin e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar ilegalisht territorin ukrainas, shkruan KosovaPress.

Ata thuhet se diskutuan mbështetjen për bisedimet e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në Mesdheun Lindor.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO, por Turqia, një anëtare e NATO-s, e kundërshtoi atë.

Turqia hoqi veton për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pas marrëveshjes së arritur nga të tri vendet në margjinat e samitit të Aleancës në Madrid, në qershor të këtij viti.

Ankaraja ka kërkuar që këto vende nordike të ndalojnë mbështetjen e grupeve kurde, si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, dhe të heqin ndalimin e shitjes së disa armëve në Turqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026