Zyrtarët e lartë europianë thonë se duhet të ketë ndëshkueshmëri për gjenocidin në Srebrenicë
“Në Evropë nuk ka vend për të mohuar genocidin, revizionizmin dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”.
Kështu u shpreh shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi në një deklarate të përbashkët për 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
“Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vendet fqinje duhet të vazhdojnë të ofrojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për familjarët e tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thanë Borrell dhe Varhelyi.
Dy zyrtarët shtuan se Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë.
“Nuk mund të ketë mos-ndëshkueshmëri, gjenocidi është gjenocid, qoftë i kryer në Srebrenicë apo gjetkë”, thanë ata.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve