Zyrtari i BE-së i kërkon Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithërat

26 Gusht 2023 | 15:10

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen për drithërat, në mënyrë që të mundësohet eksporti i sigurt i drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi.

Muajin e kaluar, Rusia u tërhoq nga kjo marrëveshje.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se kufizimet ruse në eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi po krijojnë probleme jo vetëm për Kievin, por edhe për shumë shtete në zhvillim, shkruan rel.

Rusia po i përdor “drithërat si armë”, tha Dombrovskis, i cili është në Indi, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të Turqisë, për nismën e drithërave të Detit të Zi”, tha ai për gazetarët, duke shtuar se blloku evropian po fron rrugën alternative tregtare – që ndryshe po quhen edhe si rrugë të solidaritetit – të cilat Ukraina po i përdor për të eksportuar drithëra dhe produkte të tjera.

Turqia është duke tentuar që ta bindë Moskën që të kthehet në marrëveshje, e cila u ndërmjetësua nga Ankaraja dhe OKB-ja vitin e kaluar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha më herët gjatë javës sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se Rusia do të kthehet në marrëveshje vetëm nëse Perëndimi përmbushë obligimet e tij ndaj Moskës.

Që nga skadimi i marrëveshjes, rreth 45 milionë tonë drithëra, farëra vajore dhe produkte të tjera bujqësore janë eksportuar përmes rrugëve alternative përmes Polonisë dhe Rumanisë, duke i ofruar ndihmë jetime për Ukrainën, tha Dombrovskis.

BE-ja po e mbështet Ukrainën me ndihma të mbrojtjes, ndihma financiare dhe asistencë tjetër. Kjo ndihmë, sipas Dombrovskis, synon që të shtyjë “trupat ruse përtej kufijve ndërkombëtar të Ukrainës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026