Zyrtari i lartë amerikan: Balona spiune e Kinës nuk ishte me pasoja të mëdha

23 Maj 2023 | 22:44

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se përdorimi i balonave vëzhguese nga Kina është përpjekje për të zhvendosur vëmendjen dhe se ato nuk janë të rëndësishme krahasuar me problemin më të madh të paraqitur nga aftësia në rritje e Pekinit për militarizimin e hapësirës.

Përdorimi i balonave spiune nga Kina tërhoqi vëmendjen që kur Pentagoni njoftoi se po gjurmonte një prej tyre në lartësi të madhe, ndërsa ajo po udhëtonte mbi Shtetet e Bashkuara në muajin shkurt.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një pjesë të vogël të balonave kineze dhe objekteve të tjera të dyshimta në lartësi të mëdha, ndonjëherë duke përdorur armatime të avancuara dhe zyrtarët amerikanë madje kanë pranuar se balona ishte në gjendje të mblidhte disa informacione rreth bazave sekrete ushtarake.

Sekretari i Forcave Ajrore Frank Kendall tha të hënën se, në një farë mënyre, përdorimi i balonave nga Kina, për të cilat Pekini thotë se janë balona për parashikimin e motit, është një largim i vëmendjes nga çështje më të mëdha.

“Ata kanë një program shumë agresiv të mbledhjes së informacioneve të zbulimit. Balonat janë një pjesë shumë e vogël dhe jo shumë të rëndësishme e arsenalit të tyre”, u tha zoti Kendall gazetarëve gjatë një diskutimi me Grupin e Shkrimtarëve të fushës së Mbrojtjes në Uashington.

Zoti Kendall tha se ai është më i shqetësuar mbi atë që po ndodh në një lartësi më të madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026