Zyrtari i lartë amerikan: Më 27 shkurt SHBA mund të bisedojë me Iranin, vetëm me një kusht!
Administrata e Uashingtonit është e përgatitur të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit iranianë në Gjenevë më 27 shkurt nëse Teherani jep një përgjigje të detajuar ndaj propozimeve të SHBA-së mbi programin bërthamor të republikës brenda 48 orëve, raportoi Axios.
“Nëse Irani paraqet një draft propozimi, SHBA-të janë gati të takohen në Gjenevë të premten për të filluar negociata të hollësishme për të parë nëse mund të arrijmë një marrëveshje bërthamore”, tha një zyrtar i lartë amerikan për Axios .
Raporti thotë se i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe biznesmeni Jared Kushner “planifikojnë të jenë në Gjenevë më 27 shkurt” nëse Irani përgjigjet në fillim të javës së ardhshme. Burimi vuri në dukje se SHBA-të dhe Irani “mund të diskutojnë gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje të përkohshme përpara se të arrihet një marrëveshje e plotë bërthamore”.
Uebsajti thekson se “është ndoshta shansi i fundit që Presidenti Trump do t’i japë Iranit përpara se të nisë një operacion masiv ushtarak amerikano-izraelit që mund të synojë drejtpërdrejt Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei”.
Një raund i ri negociatash midis Iranit dhe SHBA-së për zgjidhjen e krizës rreth programit bërthamor të Teheranit u zhvillua më 6 shkurt në kryeqytetin e Omanit. Delegacioni iranian u kryesua nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa ekipi amerikan u kryesua nga i dërguari special presidencial Steve Witkoff.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë në Tiranë, dy të vdekur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave