Zyrtari i NATO-s: Asnjë kërcënim i afërt për vendet e Ballkanit Perëndimor
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana vizitoi të enjten Prishtinën ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizitoi misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Geoana denoncoi “luftën e palogjikshme dhe brutale” të Rusisë në Ukrainë dhe “ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Ne kemi një interes strategjik… në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike”, tha ai për Associated Press.
Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë partnerë.
Kosova ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin e anëtarësimit në NATO.
Trupat e NATO-s kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 pas luftës ndaj Serbisë, e cila përfundoi me një fushatë 78-ditore bombardimesh të NATO-s.
Geoana përshëndeti anëtarët e NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes si “një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus”, duke shtuar se NATO “do të mbronte të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit”.
Geoana rikonfirmoi zotimin e aleancës për të “qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa do të nevojitet”.
“Ata e meritojnë ndihmën tonë. Dhe ai komb i madh meriton të jetë një komb i lirë, i pavarur, sovran në Evropë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani