Zyrtari ukrainas: Rusia po përgatitet për “përshkallëzimin maksimal” të luftës
Rusia po përgatitet për një “përshkallëzim maksimal” të luftës në Ukrainë, potencialisht në javët e ardhshme, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë kombëtare të Ukrainës.
“Këta do të jenë muaj përcaktues në luftë. Rusia po përgatitet për përshkallëzim maksimal. Është duke mbledhur gjithçka që është e mundur, duke bërë stërvitje. Kur bëhet fjalë për një ofensivë nga drejtime të ndryshme, për momentin mund të them se nuk po përjashtojmë asnjë skenar në dy-tre javët e ardhshme”- tha Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një intervistë për mediat e huaja.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për disa kohë për një ofensivë ruse dhe kanë kërkuar armë më të fuqishme nga aleatët perëndimorë për të kundërshtuar kërcënimin.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha të martën se do të zhvillojë një javë tjetër stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA: Rusia po shkel traktatin e kontrollit të armëve bërthamore
- Australia sanksionon iranianët për furnizimin me dronë në Rusi
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend