Zyrtarja e OKB-së: 99 kolegë janë vrarë në Gaza
Drejtoresha e komunikimit në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Juliette Touma thotë se situata në Gaza po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.
Ajo tregoi se më shumë se 99 kolegë kanë humbur jetën atje.
UNRWA tani po ndihmon më shumë se 700 mijë njerëz në 150 strehimoret e saj
“Ne nuk kemi furnizime dhe kemi të njëjtin problem me mungesën e karburantit,” thotë ajo, duke shtuar se fëmijët po kërkojnë nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë Gazën një copë bukë ose një gllënjkë uji.
E pyetur nëse Izraeli, gabon kur sugjeron se nuk ka krizë humanitare në Gaza, Touma thotë se kjo nuk është koha për të fshehur faktet dhe faktet janë se ka krizë në Gaza. Ajo foli në emër të agjencisë që drejton kur tha se gjërat më thelbësore për të cilat kanë nevojë tani janë ujë dhe karburant.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit