Zyrtarja e SHBA ritakon Dumanin, ambasada amerikane: SPAK ka nevojë për mbështetje
17 Tetor 2024 |
17:54
E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, u takua sërish këtë të enjte me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, për të vlerësuar arritjet e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
Gjatë takimit, ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe institucioneve të tjera, si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat, për të siguruar që çdo institucion të kontribuojë me pavarësi, përkushtim dhe integritet.
Postimi i Ambasadës Amerikane në X:
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. . Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.”
LEXONI GJITHASHTU:
- “Krimi i korrupsionit,150 mln €”, Dumani: SPAK ka hetuar personazhet e paprekshëm
- Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta