​Teknologjia VAR mbërrin në Kosovë, nisin testimet

17 Korrik 2021 | 21:08

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të ndihmohet edhe përmes sistemit teknologjik VAR (Video assistant referee).

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës publikoi një video të shkurtër për ardhjen e kësaj teknologjie.

Sekretari i FFK-së Eroll Salihu i tha KosovaPress se ka arritur një pjesë e teknologjisë së VAR-it, ndërsa menjëherë kanë nisur testimet në kampin stërvitor në Hajvali.

“Po, tashmë i kemi tri makina me teknologjinë VAR këtu në Prishtinë dhe jemi duke e testuar atë në disa ndeshje provuese.”, ka thënë Salihu.

Pavarësisht kritikave, sistemi VAR ka dëshmuar se mbetet një alternativë e duhur për të gjykuar rastet e dyshimta, që shpeshherë nuk kanë munguar në përballjet sportive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026