1.100 urgjenca në ditë, Brataj: 10% prej vapës, mbizotërojnë problemet kardiake
Rreth 1100 thirrje për ndihmë mjekësore drejtohen çdo ditë në numrin 127 të Urgjencës.
Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se rreth 10-11% e urgjencave janë të ndikuara nga temperaturat e larta.
“Nëse në Janar ishin 85 çrregullime që kanë të bëjnë me uljen e presionit , dehidradimi, mbërrijnë në 101 rastet në Korrik”- tha ai.
Më të prekur nga temperaturat e larta, mbeten moshat e treta dhe fëmijët.
“Janë më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit për faktin e mekanizmit mbrojtës që organizmi ka. Tek fëmijët janë të pazhvilluar mirë ndërsa te të moshuarit janë të ngadalësuar”- tha më tek Brataj.
Pas urgjencave nga vapa, problemet kardiake vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.
“Po të vëmë një piramidë, të patologjisë, kardiologjia është në vend të parë me 35%”- shtoi ai.
4500 vizita regjistrohen në javë në 30 qendrat shëndetësore verore të shpërndara në gjithë vendin. Kur vala e të nxehtit afrikan ka nisur të sjell ndikimin e saj në Shqipëri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes, me ekspozimin në diell, si dhe ushqyerjen e shëndetshme. Edhe pse në vendin tonë nuk ka asnjë jetë të humbur si pasojë e vapës, bluzat e bardha, thonë se çdo ditë ka fatalitet, që mund të ndikohen nga faktorët e motit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë