1 mijë studentë të rinj në Elbasan, mësuesia më pak e kërkuar në Gjirokastër

6 Tetor 2025 | 22:10

Auditoret në të gjithë vendin kanë hapur dyert këtë të hënë për nisjen e vitit të ri akademik.

Në Universitetin e Elbasanit, është përmbyllur raundi i parë i regjistrimeve me rreth 1000 studentë të rinj, një numër prej 100 studentësh më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Degët më të kërkuara në këtë universitet mbeten Shkencat Mjekësore Teknike, Financë dhe Teknologjitë e Informacionit, ndërsa një interes i qëndrueshëm është vërejtur për Edukimin Fizik dhe Sportet.

Në Universitetin e Vlorës, në ciklin e parë të studimeve janë regjistruar 850 studentë, një rritje prej 15% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi programe risi, si programi i Arkitekturës në Trashëgimi, një program i përbashkët me Universitetin Teknik të Barit, që për herë të parë do të zhvillohet totalisht në gjuhën angleze. Ky program do të sjellë dhe studentët e parë ndërkombëtarë jo të përkohshëm – deri tani kemi 15 studentë të huaj dhe 4 shqiptarë. Të gjitha fakultetet kanë rritje të regjistrimeve këtë vit.”-shprehet Rektorja e Universitetit të Vlorës, Aurela Saliaj.

Në Universitetin e Korçës është ruajtur thuajse i njëjti numër regjistrimesh si një vit më parë, ndërsa janë shtuar edhe 15 studentë të rinj.

“Shpërndarja e kuotave është e mirë. Degët më të kërkuara janë infermieria, financa, degët e informatikës dhe bujqësisë. Numri, si asnjëherë tjetër, është rritur te bujqësia, ndërsa degët që nuk aktivizohen janë frëngjishtja dhe gjuhët e pakicave.”-shprehet Rektori i Universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi.

Edhe Universiteti i Gjirokastrës ka nisur vitin akademik me rritje të regjistrimeve. Këtë vit janë regjistruar 25% më shumë studentë krahasuar me një vit më parë. Degët më të preferuara janë ato të Ekonomikut, Infermierisë dhe Teknologjisë së Informacionit, ndërsa vihet re një rënie e ndjeshme e interesit për degët e mësuesisë.

Aktualisht, Universiteti i Gjirokastrës ofron rreth 24 programe studimi në fushat e shkencave shoqërore, natyrore dhe edukimit.

Viti akademik pritet të përfundojë më 25 shtator 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026