1 milion bileta janë shitur deri më tani për Botërorin, në krye qëndrojnë SHBA-të
1 milion bileta janë shitur për kampionatin botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm bëri me dije FIFA disa orë më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parët sa i përket interesit për bileta, ndërsa nga Evropa tifozët anglezë.
Tifozët kanë nisur që tani blerjen e biletave për kampionatin botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. FIFA njoftoi se deri pak orë më parë ishin shitur më tepër se 1 milionë bileta, një shifër e lartë, kur duhet ende kohë deri në momentin e hedhjes së shortit. Biletat në fjalë janë blerë në më shumë se 200 vende, ku sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë amerikanë.
“Kjo është një provë e jashtëzakonshme se Kupa e Botës FIFA më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse në histori po frymëzon vërtet botën. Biletat janë blerë nga tifozë nga më shumë se 200 vende dhe territore, duke përfshirë vendet tona të jashtëzakonshme pritëse të Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara”, deklaroi kreu i FIFA, Gianni Infantino.
Sipas parashikimeve për këtë edicion të veçantë të kampionatit botëror pritet që numri i biletave të shitura të jetë më i larti ndonjëherë në historinë e kompeticionit. Nga kontinenti i vjetër, tifozët anglezë kryesojnë, më pas gjermanët, brazilianët, spanjollët, kolumbianët, argjentinasit dhe në vendin e dhjetë francezët. Kujtojmë që ky edicion ka 48 ekipe pjesëmarrëse dhe në total 104 duele.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit