1 milion euro për 1 vrasje të dyfishtë, thotë gazetari Ferhati

19 Maj 2022 | 16:32

Gazetari Eni Ferhati thotë se me shumë gjasa ka qenë Nuredin Dumani ai që ka ndihmuar drejtësinë për të zbuluar një sërë krimesh të rënda. Sipas tij, Dumani mund të ketë marrë dhe statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”.

Gazetari tregoi se ka siguruar informacione nga deklaratat e Nuredin Dumanit dhe Enrik Hoxhaj si dhe celularët e tyre.

“Për një vrasje të dyfishtë persona të caktuar do paguheshin në vlerën e një milion eurove shpërblim,” – tha Ferhati.

Shifër kjo e cila vërteton se viktimat kanë pasur një status të lartë në hierarkinë ë grupeve kriminale.

Sot u goditën 8 grupe kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Sidoqoftë, Suel Çela apo Ervis Martinaj që cilësohen si “të fortë” nuk kanë mundur të arrestohen dhe nga operacionet janë kapur vetëm persona të “dorës së dytë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026