1 milion paund në javë, fitimi i shqiptarit që dërgon emigrantë në Britaninë e Madhe

26 Shtator 2022 | 09:59

Deputetët në Britaninë e Madhe, kanë kërkuar ditën e djeshme veprime urgjente për të “shtrënguar” rrjetet e kontrabandës me gomone, që sigurojnë miliona paund në javë.

Kërkesa e tyre, vjen pasi media britanike, Daily Mail, pas një hetimi të fshehtë, publikoi videon në të cilën shfaqej një shqiptar që drejtonte hapur kontrabandën në qytetin Dunkirk.

I quajtur “Luani i Artë”, ai fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britaninë e Madhe me gomone.

Ai u tha gazetarëve që e takuan si klientë, se mund t’i merrte për 4500 paund secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojitej përpara se t’i vendosnin në një hotel.

Duke treguar se sa lehtësisht kontrabandistët mund t’i tejkalojnë autoritetet, shqiptari u kap nga policia franceze disa orë pasi u takua me gazetarë të infiltruar, vetëm për t’u liruar mëngjesin tjetër për të rifilluar menjëherë operacionet e tij.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit, më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021. Shqiptarët përbënin rreth 60 përqind të ardhjeve gjatë verës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026