1 në 3 persona probleme neurologjike: Kryesojnë goditjet në tru, më të prekurit
1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë.
Studimi i ri i publikuar nga “The Lancet Neurology” ka faktuar se përgjatë vitit 2021, më shumë se 3 miliardë njerëz në botë bashëkjetonin me një problem neurologjik.
Të dhënat e studimit bëjnë me dije se shuma e përgjithshme e paaftësisë, sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga kushtet neurologjike është rritur me 18% që nga viti 1990.
Dhjetë problemet kryesore neurologjike të hasura në vitin 2021 ishin goditja në tru, encefalopatia neonatale, migrena, demenca, neuropatia diabetike, meningjiti, epilepsia, komplikimet neurologjike nga lindja e parakohshme, çrregullimi i spektrit të autizmit dhe sistemi nervor.
Në përgjithësi, problemet neurologjike shkaktojnë më shumë paaftësi tek meshkujt në krahasim me femrat, por ka disa sëmundje si migrena apo demenca ku femrat janë të prekura .
Që nga viti 1990, numri absolut i individëve që jetojnë ose vdesin nga sëmundje neurologjike është rritur si pasojë e ndryshimeve demografike dhe njerëzve që jetojnë më gjatë.
Neuropatia diabetike ishte gjendja neurologjike me rritjen më të shpejtë. Që ng viti 1990 numri i personave me këtë problematikë është trefishuar . Kjo rritje sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.
Gjendje të tjera si komplikimet neurologjike nga COVID-19 nuk ekzistonin më parë dhe tani përbëjnë mbi 23 milionë raste.
Studiuesit bëjnë me dije se eleminimi i faktorëve kryesorë të rrezikut si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojë deri në 84% të goditjeve në tru. Parandalimi i ekspozimit ndaj plumbit mund të zvogëlojë barrën e paaftësisë intelektuale idiopatike me 63,1%, dhe ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë barrën e demencës me 14,6%. Pirja e duhanit kontribuoi ndjeshëm në rrezikun e goditjes në tru, demencës dhe sklerozës së shumëfishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës