1 në 4 shqiptarë kryejnë blerje online, Shqipëria renditet e 110-ta në botë

14 Tetor 2025 | 18:18

Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botë. Një raport i revistës Ceoworld për vitin 2025 bën vlerësimin për qasjen që kanë qytetarët e vendeve të ndryshme me blerjet nga distanca.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 47.5% të shpenzimeve me pakicë që kryhen në internet, të ndjekura nga Kina, Japonia, India, Hong Kongu dhe Singapori.

Shqipëria renditet në vendin e 110-të, me rreth 26% blerje online nga vendasit.

Ndër vendet fqinje, shteti i cili raporton blerjet më të mëdha online është Mali i Zi, që renditet në vendin e 66-të me 36% blerje online, ndërsa më tej vijnë Bosnje Hercegovina dhe Serbia me përkatësisht 35%. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online.

Raporti rendit shtetet, bazuar në faktorë të ndryshëm, duke përfshirë kohën që individët kalojnë në internet çdo javë, përqindjen e njerëzve që blejnë në internet çdo muaj dhe pjesën mesatare të të ardhurave të shpenzuara në internet. Aktualisht, ka 2.64 miliardë blerës online në nivel global, që përbën mbi 33% të popullsisë së botës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026