‘1 Qershori’, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijë nga gjithë Shqipëria

1 Qershor 2024 | 15:56

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë pritën sot me rastin e 1 qershorit fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet me dije se nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndërrave fëmijërore.

Po ashtu fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra të ndryshme, por edhe ndanë eksperiencat e tyre me njëri-tjetrin.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj dhe Zonja e Parë pritën sot me rastin e 1 Qershorit, fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

Festa bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë,  si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë falënderuan të vegjlit për praninë në festimim e përbashkët të kësaj dite të dashur për ta dhe uruan që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen ëndrrat e dëshirat e bukura.

Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndërrave fëmijërore.

Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera, përcollën emocione tek të pranishmit përmes këngëve, valleve dhe  mesazheve për gjithëpërfshirje, dashuri dhe respekt e mirëkuptim për njëri- tjetrin, prindërir, gjyshërit e mësuesit.

Argëtim në këtë 1 Qershor sollën dhe artistët e Cirkut të Tiranës dhe animatorët gazmorë.

Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

Aktiviteti festiv për 1 Qershorin, iniciativë e Zonjës Begaj është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në vlërësim të ditës së tyre të shënuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026