10 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

7 Dhjetor 2021 | 07:55

10 hektarë tokë janë përmbytur në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi për emisionin “Mirëmëngjes” se në kaskadën e Drinit ka pasur një dyfishim të prurjeve të ujit, por situata në tre hidrocentralet është e menaxhueshme.

Uji në hidrocentralit e Fierzës ndodhet në kuotën e 270 metra dhe pikën kritike e ka 291 metra.

Ndërsa në Vlorë nuk ka pasur përmbytje, raportoi korrespondentja Ebrieta Maçaj.

Në këtë qytet është pezulluar deri në datën 12 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit për shkak të detit të trazuar.

Por, reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në qarkun e Korçës.

Gazetari Xhensil Shkëmbi raportoi se probleme me energjinë ka në fshatrat: Melçan të Mokrës, Protopap, Peshtan, Mollas, Helmes dhe në njësinë Administrative të Vithkuqit.

Ndërkohë për në fshatin Dardhë, nga kilometri i 7 deri në të 11 nevojiten zinxhirë për mjetet automobilistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022