“100 ide për Ballkanin Perëndimor’’, çelet te Piramida ekspozita e arkitekturës

11 Mars 2024 | 16:32

Është çelur ekspozita “100 ide për Ballkanin perëndimor” qe shpjegon se si urbanizimi, digjitalizimi dhe mbrojtja e mjedisit mund të përmirësojnë arkitekturën.

Është çelur te Piramida, ekspozita “100 ide për Ballkanin perëndimor”, një hulumtim artistik që merret me rolin e arkitekturës dhe dizajnit për forcimin e ndjesisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në 6 vendet e rajonit.

Përmes paneleve, ekspozita shpjegon se si urbanizimi, digjitalizimi dhe mbrojtja e mjedisit mund të përmirësojnë arkitekturën dhe jep sugjerime për ta bërë arkitekturën sa më miqësore me natyrën. Dy kuratorët, Hubert Klumpner, Michael Walczak dhanë detaje mbi forcën e artit për të ndryshuar shoqërinë.

 ‘’’Imagine Dignity’ ka të bëjë me dizajnin, dhe nuk është ekspozitë abstrakte, është një ekspozitë konkrete që funksionon me shembuj, shembuj nga 100 qytete në mbarë botën, duke e bërë Tiranën, kryeqytetin e Ballkanit Perëndimor për zhvillimin e dizajnit dhe arkitekturës”,-tha Hubert Klumpner, Kurator Arkitekt.

‘’Ajo që ne besojmë është se infrastruktura duhet të projektohet, infrastruktura në një mënyrë që të mund të përfshijë hapësira të reja publike për qytetin, sisteme të reja linjash, një sistem infrastrukture që kombinon transportin publik dhe lidhjen e zonave jashtë Tiranës, dhe ne e quajmë këtë një sistem korridori klimatik, një logjikë e cila ndërthur në një vizion më të madh të të gjithë qytetit të gjitha lagjet me të tjerat”, tha Michael Walczak, arkitekt kurator.

Një tjetër ekspozitë, hapet të martën në qendrën Agimi, duke u ndalur kryesisht te dizajni. Kuratorja Lotte Kristoferitsch, tregon se studentët shqiptarë kanë punuar për të krijuar një furçë dhëmbësh prej druri duke dhënë shembuj konkretë të nismave ekologjike

Ekspozita është iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, është një ekspozitë udhëtuese. Ne kemi konceptin e bashkëpunimimit me studentë vendas të dizajnit dhe këtë e bëmë edhe ditët e fundit, ku ata zhvilluan furça dhëmbësh bazuar në parimet e dizajnit rigjenerues.

Dy ekspozitat, të mbështetura nga Austria, janë pjesë e nismës “Imagine Dignity” që synon të kontribuojë në ndërtimin e së ardhmes me vizione artistike, ide kreative dhe formate ngacmuese të dialogut midis arteve dhe shkencave, duke përfshirë edhe ekonominë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026